Site icon Telegrafi

A do ta sanksionojë BE-ja Maqedoninë?

Mediat në Maqedoni citojnë agjencinë e lajmeve Reuters, të ketë njoftuar se Bashkimi Evropian mund që t’i vendosë sanksione Maqedonisë, duke ndaluar udhëtimet e disa politikanëve dhe ngrirjen e pronave të tyre, për shkak të pengesave që i bëjnë zgjidhjes së kritës politike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas burimeve anonime evropiane për Reuters, kryetari Gjorge Ivanov duhet që patjetër ta tërheq vendimin e tij për faljen e 56 politikanëve ndaj të cilëve janë inicuar procedura hetimore, që dalin nga afera e përgjimeve.

Edhe Deutsche ëelle, citon një politikan nga BE-ja, të ketë thënë se hapi i radhës i BE-së është marrja e statusit të shtetit kandidat Maqedonisë, ku hapi i parë do të ishte tërheqja e rekomandimeve për fillim të negociatave./Telegrafi/

Exit mobile version