Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, u largua para dy ditësh nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova (BBVK). Largimi i tij vjen pas diskutimeve dhe tensioneve që kanë përfshirë edhe të kaluarën e tij jashtë vendit.
Fillimisht, BBVK deklaroi se Atilla ishte “i pastër para drejtësisë,” duke u përpjekur të largojë çdo dyshim rreth figurës së tij. Por situata ndryshoi shpejt, kur Milaim Zeka, gjatë një bisede me Atillën, e përmendi hapur të kaluarën e tij në Suedi.
Në bisedë, Zeka tha: “Ia kam huq, s’ke qenë i fejun, por e ke pasur të dashur. Unë të njoh mirë ta dijë dosjen në Suedi. E di se ke qenë në burg, mos me shti me fol.” Kjo deklaratë nënkuptonte se Atilla kishte patur përvoja me drejtësinë në Suedi, duke aluduar se kishte qenë në burg.
Situata u tensionua më tej, derisa një tjetër banor, Alaudini, ndërhyri për të shmangur vazhdimin e bisedës dhe për të mos lejuar që diskutimi të kalonte në detaje të tjera.
Ky incident ka ngjallur reagime të shumta, duke e kthyer sërish vëmendjen tek e kaluara e Atillës dhe duke ngritur pyetje për përvojat e tij të mëparshme. /Telegrafi/