Telegrafi

‘A ta lansojmë këngën shqipe në verë?’ – Bebe Rexha publikon një fragment të “Të dua”

(Foto: Instagram/beberexha)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka përgatitur një këngë në gjuhën shqipe që mund ta sjellë për fansat e saj të shumtë shqiptarë në një të ardhme të afërt.

Autorja e shumë hiteve ndërkombëtare e ka publikuar një video në InstaStory teksa e ka lëshuar këngën në kompjuter.

“A ta lansojmë këtë? A ta lansojmë këngën shqipe në verë?”, dëgjohet duke pyetur Bebe, ndërkohë që në prapavijë fillon muzika.

Lexo po ashtu Bebe Rexha shndrit me dukjen elegante në fustanin me dekolte të hapur

Kënga titullohet “Të dua”, ndërsa njëri varg thotë: “Nga New Yorku në Kosovë”.

Me ritme shqiptare në formë të një remiksi, Bebe duket e disponuar teksa këndon drejtpërdrejtë gjatë lëshimit të këngës. /Telegrafi/