Raundi i tretë ishte raundi vendimtar i meçit të parë në mes të Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr.
Më 1 qershor të këtij viti, britaniku Joshua dhe meksikano-amerikani Ruiz Jr u ndeshen në takimin e tyre të parë për titullin unifikues të peshave të rënda.
Ishte Ruiz Jr, i cili befasoi të gjithë botën e sportit, e në veçanti atë të boksit duke mposhtur britanikun e pamposhtur deri atëherë, Joshuan.
Ndeshja pati nisur mirë për britanikun, i cili e mbante larg Ruizin dhe e godiste më shpesh.
Joshua arriti gjithashtu ta rrëzoj i pari në tokë Ruizi në raundin e tretë duke bërë që fitorja e tij të duket shumë afër.
Megjithatë, ky meç ndryshoi gjithçka, jo vetëm rrjedhën e kësaj lufte.
Ruiz arriti të kthehet në lojë duke e rrëzuar dy herë Joshuan dhe duke e lënë me pasoja për raundet tjera.
Në raundin e shtatë, meksikano-amerikani u tregua i pamëshirshëm duke e rrëzuar edhe njëherë dhe duke befasuar botën pas shpalljes kampion i peshave të rënda.
Sot (e shtunë), Joshua ka mundësi t’i hakmerret Ruizit pasi zhvillohet revanshi në Arabinë Saudite rreth orës 22:00. /Telegrafi/