Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka folur për vëllanë e vogël të Tualantit, Granit Xhakën, që mbron ngjyrat e Zvicrës.
Strategu italian ka pranuar se do ta dëshironte edhe Granitin në ekip, njësoj siç e ka vëllanë e tij, Taulantin.
“Patjetër që po. Megjithatë, ndodh edhe kështu. Një situatë e çmendur dhe ai do të luajë kundër vëllait të tij. Graniti është një lojtar i shkëlqyer që mund të udhëheqë skuadrën dhe mund të kontrollojë lojën. S’është aspak mirë për ne që do të jetë kundërshtar”.
“Zvicër është si një derbi. Një lojë e fatit, sidomos për “Xhakat”, deklaroi De Biasi për “Panorama Sport”.