Telegrafi

Szczesny kryen testet mjekësore te Juventusi

Wojciech Szczesny ka mbërritur sot (e martë) në Torino për të kaluar te Juventusi.

Polaku ka përfunduar me sukses testet mjekësore të J-Medical.

Zonja e Vjetër pritet t’i paguajë Arsenalit 10 milionë euro.

Szczesny në sezonin e fundit në Serie A ishte pjesë e Romës, ndërsa zyrtarizimi i tij pritet brenda javës.

Ai do vazhdon të jetë zgjedhja e dytë e Juves edhe në sezonin e ri pasi Gianluigi Buffon do vazhdojë edhe për një sezon, por shpresa e polakut është të bëhet portieri i parë pas Kupës së Botës 2018, atëherë edhe kur pritet Buffon të pensionohet. /Telegrafi/