Wojciech Szczesny e ka pranuar kalimin te Juventusi dhe ka mbetur tani vetëm që të bindet edhe Arsenali.
Këtë e konfirmojnë mediat polake ku sipas tyre në ditët e ardhshme do të sqarohet gjithçka.
Szczesny e ka pranuar ofertën e Juves për katër vite me një kontratë prej 4 milionë euro.
Mësohet se Bianconerët tashmë duhet ta bindin vetëm Arsenalin që e ka kartonin e portierit.
Gianluigi Buffon e ka vetëm edhe një vit kontratë dhe pas kësaj do t’i hapej rruga polakut pas një viti që të mbrojë. /Telegrafi/