Telegrafi

Szczesny: Duhet të përmirësohemi, katër skuadra janë në garë për Scudetto

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny beson se ka katër skuadra italiane që garojnë për titullin e Serie A këtë sezon.

Juventuesi renditet në krye të tabelës me pikë të barabarta me Interin, duke bërë që të mendohet se gara për Scudetto do të zhvillohet mes këtyre dy klubeve.

Megjithatë, kështu nuk mendon portieri polak i Juventusit, Sczcesny, i cili mendon se katër skuadra do të luftojnë për titullin në Serie A.

Lexo po ashtu Capello flet për Ibrahimovicin te Milani dhe garën e klubeve italiane për Scudetto

“Ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje, sepse titulli i ligës zakonisht fitohet nga skuadra që pranon më pak gola”, ka thënë fillimisht Szczesny për Sky Sport Italia.

“Mendoj se ne kemi cilësinë për ta bërë atë dhe duhet të ri-zbulojmë dëshirën për të luftuar fortë dhe për të mbajtur portën e paprekur. Duke njohur të gjithë bashkëlojtarët e mi, do të arrijmë atje shumë shpejt”.

Szczesny pret përmirësimin e ekipit në vazhdim të kampionatit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Unë besoj se gara e Scudettos është midis Juves, Interit, Lazios dhe Romës”.

Lexo po ashtu Mancini parashikon sezonin në Serie A: Juventusi ekipi më i mirë, pas tyre Napoli dhe Interi - Milani befasia e kampionatit

“Disa javë më parë, askush nuk po fliste për Lazion, megjithatë ata janë skuadra më në formë tani, ndërsa Roma po bën shumë mirë”.

“Objektivi im është gjithmonë të fitoj gjithçka, ashtu siç duhet të jetë te Juventusi. Ka zhgënjim që humbëm Superkupën, por është një vit i ri, kemi biseduar mes vete dhe tani rifillojmë me shumë uri për të fituar çdo trofe në vitin 2020”, përfundoi polaku. /Telegrafi/