Telegrafi

“Sytë e tu po tregojnë që e do” – Santiana Maloku vihet në siklet pasi pyetet sërish për raportin me Bucin

Foto: Screenshot/YouTube

Santiana Maloku dhe Ylli Dervishi janë komentuar tejet shumë për raportin e tyre në Big Brother.

Ata kanë lënë të kuptohet shumë përmes disa gjesteve, ndonëse një gjë e tillë u diskutua edhe sonte (e enjte) në ‘Darkën e të Nominuarve’.

Asaj i është bërë një pyetje në lidhje me Bucin, duke i thënë se përse nuk po e pranon këtë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Sytë e tu po tregojnë që je tu e dasht Bucin, po pse ti nuk po e pranon?”, ishte pyetja pikante për bukuroshen gjakovare.

Lexo po ashtu "Kur do të luash pa thashetheme e fjalë" - pyetja thumbuese që iu bë Lindës në 'Darkën e të Nominuarve'

“Unë nuk mundem me e pranu një gjë që nuk ekziston, nëse kish ekzistu një diqka unë e kisha pranu sepse nuk ia kam frikën askujt qysh nuk ia kam pasur asnjëherë në jetë”, tha ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“E kam spjeguar që unë për Bucin nuk kam ndjenja unë e dua një person që është jashtë”, ka thënë Santiana.

Në rrjete sociale ndërkohë po vazhdojnë të qarkullojnë disa video, ku shihen duke bërë disa gjeste të pahijshme. /Telegrafi/