Site icon Telegrafi

A synon Osmani edhe një mandat si presidente, çfarë tha ajo para mediave?

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pyetur sot nga gazetarët nëse synon që mbetet presidente edhe për një mandat.

Para mediave, Osmani u shpreh se vendimet e saj gjithmonë i ka marrë duke e pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, prandaj kështu do të veprojë edhe në vazhdim, transmeton Telegrafi.

“Nga viti i ardhshëm, do të diskutojmë për këtë çështje. Për gjatë gjithë karrierës sime politike, kam punuar gjithmonë duke pasur parasysh vetëm  dhe vetëm interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim imi politik nuk është bazuar në kalkulime për atë se ku do të jem unë, por vetëm se ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj. Edhe kësaj radhe, vlerësimi se ku mund të kontribuoj do të bëhet vetëm duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, u shpreh presidentja.

Osmani po ashtu deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë e varur nga politika, dhe se nuk varet as tash.

Ajo ritheksoi se do të jetë në shërbim të qytetarëve, për aq kohë sa duan ata.

Ndryshe, Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente e vendit, më 4 prill të vitit 2021. Pro zgjedhjes së Osmanit kishin votuar 71 deputetë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version