Telegrafi

“Syni syni”, kënga më e re nga Sabri Fejzullahu dhe Blero

Këngëtarët e mirënjohur të skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu dhe Blero Muharremi, kanë prezantuar para publikut projektin e ri muzikor.

“Syni Syni” mban titullin kënga e dyshes, ndërsa vjen e realizuar për xhirimet e festave të fundvitit.

Projekti tashmë është lansuar në platformën digjitale YouTube dhe besohet se do ketë suksesin e merituar nga publiku.

Blero solli të katërtin bashkëpunim këtë kohë, pasi më parë publikoi “T’kam humb” me Kaltrina Selimin, “Fjalët” me Burak Vehapin dhe “Ke Gabu” në duet me Leonora Jakupin.

Lexo po ashtu Blero sjell duetin e ri me Kaltrina Selimin, "T'kam humb"

Secila prej këtyre këngëve u prit mjaft mirë nga publiku, derisa mblodhën klikime të shumta në platformat muzikore.

Këtë vit, pos këtyre bashkëpunimeve Blero erdhi edhe me një album të titulluar “6 copë jetë”, ku përfshihen gjashtë këngë të veçanta të tij.

Në anën tjetër, Sabriu po ashtu pati një vit tejet të suksesshëm me projekte e mbrëmje të ndryshme muzikore gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/