Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur pas barazimi 0-0 ndaj Ishujve Faroe që i mbajtën kuqezinjtë lider të grupit.
Trajneri brazilian theksoi se skuadra mund të luante edhe me dy sulmues, duke shtuar se Ishujt kundërshtari ishte i vështirë dhe këtë e kishin vërtetuar edhe në sfidat me Poloninë e Çekinë.
“Ia thashë edhe trajnerit të tyre që kanë një skuadër të mirë.Ata janë një skuadër e mirë me kurajo, që lënë gjithçka në fushë. Edhe Çekia e Polonia e kanë pasur të vështirë, për fat luanim këtu të kualifikuar dhe barazimi qëndron”.
“Kishim pak kohë në stërvitjet me ekipin, është e vështirë të ndryshosh skemë dhe të luash me dy sulmues. Lëvizjet në fushë ndryshojnë, mesfusha është me dy lojtarë, në 30 minutat e fundit qëndronte edhe të luanim me dy sulmues”.
“Por, kështu janë ata e kanë treguar me Çekinë dhe Poloninë. Ishte një ndeshje e vështirë për t’u interpretuar”.
Stilolapsi për fat? “Nuk është për besëtytni, por kur ulem në stol mbaj shënim dhe më duhet. Më ndihmon të mbaj edhe tensionin lart”, ka thënë Sylvinho.
Shqipëria e mbylli si lider i grupit me 15 pikë. /Telegrafi/