Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka komentuar për mediumin e famshëm spanjoll “Marca” shortin e “Euro 2024”, ku skuadra e tij do të jetë në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Sylvinho theksoi se çdo grup do të ishte grup ferri për Shqipërinë, ndërsa shtoi se faktin që ekipi i tij do të ketë shumë mbështetje, pasi në Gjermani ka shumë shqiptarë.
“Në Gjermani ka shumë shqiptarë dhe do të jetë bukur t’i shikojmë në stadium. Shqipëria merr pjesë për të 2-ën herë në Kampionatin Evropian, por tashmë është rritur. Shqipëria është një vend entuziast”.
“I mbyllëm kualifikueset para Polonisë e Çekisë, që janë shumë të forta. Në “Euro 2024” duhet të tregojmë forcën tonë, nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Sylvinho.
Në fund për Marca ai komentoi edhe Spanjën, njërin nga kundërshtarët në grup.
“Spanja ka shumë cilësi, më pëlqen dhe ka tjetër nivel”, ka thënë Sylvinho. /Telegrafi/