Site icon Telegrafi

Sylvester Stallone me këshilla për Conor McGregor

Conor McGregor, Sylvester Stallone (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Ylli i UFC-së, Conor McGregor, po kalon një vit të vështirë, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë privat.

Pos humbjes nga Khabib Nurmagomedov para disa muajsh, ish-kampioni i dyfishtë ka pasur edhe probleme me ligjin. Ai së fundmi u arrestua në Miami, pasi që e goditi një fans në dorë dhe ia rrëmbeu telefonin celular teksa ai e fotografonte.

Në një video-mesazh për TMZ Sports, Sylvester Stallone i ka dhënë disa këshilla për veprimet që duhet t’i ndërmarrë irlandezi i famshëm në të ardhmen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sylvester Stallone

“Mendoj se ai duhet të frymëzohet nga gjithë kjo. Ashtu siç thotë edhe ai: ‘Në rregull, kam kaluar një periudhë të vështirë, jam turpëruar publikisht dhe jam në udhëkryq të jetës sime, duhet të dëshmoj diçka, ta tejkaloj frikën, ta tejkaloj kundërshtarin e jashtëzakonshëm që duket i pamposhtur, Khabibi'”.

“Pra, ky është udhëkryqi në jetën e tij, ndoshta edhe më i rëndësishmi. Nëse nuk e ngre lartë idealin e tij, nëse nuk e tejkalon frikën dhe ta mposhtë këtë njeri, kjo do ta përndjekë gjatë gjithë jetës”.

“Mendoj që herën e fundit, ai humbi sepse u bë i zemëruar, u bë tip me krenari, u bë arrogant. Ai shkoi drejt tij dhe u godit në fytyrë, në momentin kur duhej të mbrohej. Nuk kishte plan B. As edhe një plan A-minus”, ka thënë aktori. /Telegrafi/

Exit mobile version