Telegrafi

Sylë Ukshini për Vjosa Osmanin: Dëshiron të jetë protagoniste

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini ka komentuar reagimin e presidentes Vjosa Osmani pasi Ministria e Punëve të Jashtme nuk ishte konsultuar për letrën e cila ishte drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ukshini përmes një interviste në emisionin “Radar” me Edita Dolin në RTV Dukagjini ka thënë që Osmani është duke shfaqur një lloj protagonizmi.

Sipas tij, Lëvizja “Guxo” është nën kontrollin e kryeministrit, Albin Kurti.

“Mendoj që këtu kemi të bëjmë me një lloj protagonizmi dhe një politikë të brendshme që flitet, e është sekret publik që Lëvizja ‘Guxo’ është më shumë nën kontrollin e kryeministrit Kurti se sa të Vjosa Osmanit. Kjo po më duket që pak e ka irrituar në kuptimin që ky pozicion e ka vënë në plan të dytë presidenten.

Mendoj që ministri i Jashtëm pa marr parasysh a pajtohemi me letrën a s’pajtohemi, ministri i Jashtëm ka të drejtë të shkruaj letrën dhe nëse e bën në marrëveshje me kryeministrin është çdo gjë ok. Politikën e jashtme e krijon Ministria e Jashtme, e presidenti është më shumë një lloj noteri në kuptimin e politikës së jashtme”, ka thënë Ukshini. /Telegrafi/