Site icon Telegrafi

Swift e sulmoi me këngë, tash kundërpërgjigjet ish i dashuri

Taylor Swift është bërë e famshme për realizmin e këngëve kundër ish të dashurve të saj, sidomos për këngët “Style” e “Out of the Woods”, të cilat i ka krijuar për Harry Styles.

Së fundmi, anëtari i bendit “One Direction” ka thënë se kënga e re, “Perfect”, është e realizuar enkas për ish të dashurën e tij, Swift, transmeton koha.net.

Zemërthyesi britanik dhe bukuroshja amerikane, ishin në një lidhje tre mujore para se t’i jepnin fund asaj në janar të vitit 2013.

Në një intervistë me James Corden, Styles ka thënë se kënga e re e bendit të tij është dedikim për Swiftin, transmeton Daily Mail.

“Mendoj se të gjithë këngëtarët shkruajnë këngë me përvoja personale. Nuk është nevojshme të dimë se për çka ka të bëjë ajo këngë. Ndonjëherë po!”, ka thënë tërthorazi Harry Styles.

Exit mobile version