Ceremonia e ndarjes së cimeve Oscar, do të jetë një ndër të parat në vit që do të mbahet qysh nga sulmet terroriste që ndodhën në San Benardino dhe Paris, të cilat u morën jetën 144 njerëzve dhe duke lënë 390 të plagosur të tjerë.
Sipas autoriteteve policore në Los Angeles, ende nuk ka ndonjë informacion në lidhje me ndonjë kërcënim terrorist në Academy Awards për këtë vit, e që diçka e tillë po konsiderohet si një lajm i mirë deri më tani.
Megjithatë, bëhet e ditur se të dielën në teatrin Dolby në Hollywoodit, ku do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar, andejpari për çështje sigurie janë angazhuar edhe ekipet e forcave policore SWAT të pajisura me jelek antiplumb pajisje taktike do të kenë me vete qentë bombë-nuhatës dhe pajisje të sofistikuara të mbikëqyrjes, përcjell Klan Kosova.
Kjo nuk është e gjitha, aty do të vendosen edhe detektorë metali dhe çdo makinë që hyn në parkingun e objektit të Hollywoodit pa leje, do të largohet.