Telegrafi

SVR ofron paketë të re për Ferrari F12berlinetta (Foto)

Kompania japoneze e cila merret vetëm me super-vetura, Super Veloce Racing (SVR), ofron paketë të re për modifikimin e modelit Ferrari F12berlinetta.

Kjo paketë e re i jep veturës një pamje sportive, sepse përfshin ndryshime në aerodinamikë, por nuk përfshin edhe përforcimin e motorit.

Detajet më të sakta rreth kësaj pakete nuk janë dhënë, por duke parë në këto fotografi, është e dukshme se pjesa e përparme dhe e pasme e kësaj veture italiane është modifikuar, transmeton Koha.net.

Pra, SVR për F12berlinetta ka parashikuar mbrojtësin e përparmë të ri me spoiler, set pragjesh, spoiler të ri të pasmë si dhe difuzer të ri të pasmë.

Këto mbrojtës, spoilerë dhe difuzer, të bërë nga fibra të karbonit, si dhe rrotat e gjera e bëjnë këtë super-veturë të përkryer.