Telegrafi

Sveçla për bazën policore në Bërnjak: Po krijojmë kushte për rritje të efikasitetit të punës dhe garantim të sigurisë për qytetarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vendosjes së bazës së policisë kufitare në afërsi të kufirit me Serbinë, në Bërnjak.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po angazhohen për të përmirësuar kushtet e zyrtarëve policor në mënyrë që të rritet efikaziteti i punës.

“Që nga marrja e mandatit dhe në vazhdimësi, si Ministër i Brendshëm bashkë me Policinë e Kosovës jemi angazhuar që brenda kapaciteteve tona të krijojmë hapësira dhe kushte të përshtatshme për punë dhe ngritje të kapaciteteve për gjithë zyrtarët policor kudo që angazhohen ata”, shkruan Sveçla.

Tutje, ai shkruan se “Në kuadër të kësaj, për shkak të kushteve jo të mira, Policia e Kosovës sot ka dërguar kontejnerë dhe pajisje logjistike të cilat do tu shërbejnë zyrtarëve policor në pikën kufitare në Bërnjak, për kryerjen sa më efikase të detyrave të tyre”.

Lexo po ashtu Policia jep detaje për bazën në Bërnjak: Kemi dërguar pajisje logjistike për zyrtarët kufitarë

“Angazhimi ynë i përbashkët dhe i përditshëm ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim”, shkruan ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka dalë me njoftim në lidhje me ngritjen e bazës policore në afërsi të kufirit me Serbinë në Bërnjak, për të përmirësuar kushtet e punës për zyrtarët policorë të kufirit.

Lexo po ashtu Policia jep detaje për bazën në Bërnjak: Kemi dërguar pajisje logjistike për zyrtarët kufitarë

Sipas Policisë së Kosovës, për të përmirësuar kushtet e punës për zyrtarët policorë të kufirit në Bërnjak kanë dërguar atje pajisje logjistike.

“Referuar nevojës së përmirësimit të kushteve të punës për zyrtarët policorë të kufirit në Bërnjak, të cilët kanë punuar në kushte jo të mira, sot Policia e Kosovës ka dërguar pajisje logjistike dhe kontejnerë, të cilat do të ju shërbejnë zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore, në interes të ofrimit të sigurisë për qytetarët dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Telegrafi/