Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për situatën në veri shpërthimeve të ditës së martë.
Sveçla thotë se situatë sot në atë pjesë të Kosovës është e qetë.
Ai thotë se bandat kriminale kanë penguar organizimin e zgjedhjeve përmes metodave terroriste.
Ministri i Punëve të Brendshme thotë se gjatë sulmit janë përdorur armë zjarri, shok bomba dhe granata dore.
“Gjatë këtij sulmi janë përdorur shok bomba, granatë dore e armë zjarri. Në këtë rast PK në bashkëpunim me prokurorinë speciale e ka cilësuar si sulm ndaj rendit kushtetues, shtytje në vepra terroriste, kryerje e veprave terroriste, zjarrvënie dhe mbajtje nën kontroll dhe posedim të pa autorizuar të armëve”.
Ai thotë se organizatat e sigurisë janë duke bërë përpjekje që të sjellin para drejtësisë kriminelët që kanë kryer këto vepra.
“Tashmë kemi të dhënat e para nga terreni qoftë nga inteligjenca apo policia e rendit dhe sipas tyre një pjesë e kriminelëve janë ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Nuk po them të gjithë, por disa prej tyre janë nga ata që kanë dhënë dorëheqje kohëve të fundit”.
Sveçla thotë se qeveria është e vendosur që të zbatojë ligjshmërinë në çdo pjesë të Kosovës./Telegrafi/