Site icon Telegrafi

Sveçla deklarohet për kokainën që u kap në Lipjan: Kosova nuk do të jetë më streha e kriminelëve

Foto: Arkiv

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas raportimeve për kapjen e një sasie të madhe të lëndëve narkotike në Lipjan.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ky aksion ka q2enë në koordinim me institucionet e partnerëve të Kosovës.

“Sot gjatë një aksioni të koordinuar me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë. Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre”, shkruan Sveçla.

Ai po ashtu, theksoi se “Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit”.

Lexo po ashtu Dyshime se mbi 2 tonë kokainë erdhën nga Durrësi në Lipjan, aksion i përbashkët i policisë kosovare, shqiptare e italiane

“Pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve”, shkruan ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Lipjan, që ka të bëjë me lëndë narkotike.

Telegrafi merr vesh se dyshohet për një sasi mbi 2 tonë të llojit kokainë.

Policia e Kosovës ende nuk kanë konfirmuar një aksion të tillë për Telegrafin.

Ndryshe, mediet në Shqipëri raportojnë nga burime të vetat se 2 ton e 200 kg kokainë janë sekuestruar në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version