Disa javë para panairit të automjeteve në Gjenevë, Suzuki ka paralajmëruar dy koncepte të reja automjetesh.
Është fjala për modelet iK-2 dhe iM-4 që shumë lehtë mund të shndërrohen në automjete serike në të ardhmen, njofton Telegrafi.
Në bazë të fotografive të publikuara nga Suzuki, mësohet se iK-2 do të jetë një ‘hatchback’ që do të përfshihet në segmentin C.
Nga kompania japoneze këtë veturë e etiketojnë si automjet ideal familjar me dimensione kompakte.
Ndërsa iM-4 është një ‘mini-crossover’ që do të prezantohet si automjet kompakt terreni me teknologji të reja dhe stil unik frymëzues.
Prezantimi i këtyre koncepteve të Suzukit pritet të ndodhë më 3 mars. /Telegrafi/