Site icon Telegrafi

Suxhuk i pjekur me kërpudha, perime dhe djathë

Kombinim i mrekullueshëm i shijes!

Përbërësit:

– 1 kungull i vogël,
– 5 copë suxhukë,
– Pak vaj,
– 6 patate të ziera,
– 300 g kërpudha të ziera mali,
– 200 g djathë të grirë në rende,
– – 1 lugë të madhe erëza.

Përgatitja:

Kungullin e presim në rrathë dhe rendisim në tepsi të vajosur.

Patatet e ziera i qërojmë, i presin në kube dhe i vëmë në rrathë të kungullit.

Pastaj i vendosim kërpudhat e ziera dhe shtojmë erëzat dhe i qesim djathin e grirë në rende.

Në fund i vëmë copat e suxhukut dhe i pjekim në furrë shporeti gjysmë ore. /Telegrafi/

Exit mobile version