Site icon Telegrafi

Suspendohet komandanti i stacionit policor në Gorazhdec të Pejës, dyshohet se keqpërdori nënshkrime të qytetarëve

Komandanti i stacionit policor në Gorazhdec të Pejës është suspenduar nga detyra.

KALLXO.com raporton se Dimitrije Beshoviq është suspenduar nga detyra e komandantit të stacionit policor në Gorazhdec të Pejës nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Ndaj Beshoviqit ishte ushtruar një ankesë në lidhje me disa transferime të zyrtarëve policorë në të njëjtin stacion në Gorazhdec.

Këto transferime janë konsideruar si “shenjë hakmarrjeje”.

Komandanti Beshoviq po dyshohet po ashtu se kërkoi nga disa kryetarë të fshatrave mbledhjen e nënshkrimeve për peticione nga komuniteti serb në atë zonë, kinse do të përdoreshin për ndihma por në fakt qëllimi dyshohet se ka qenë largimi i një zyrtari policor nga stacioni që ai drejtonte.

Disa nga qytetarët të cilët dyshohet se kanë kuptuar se ishin manipuluar për mbledhjen e nënshkrimeve, pasi kishin kuptuar situatën kishin tërhequr nënshkrimet të cilat ishin dërguar në Drejtorinë Rajonale të Pejës.

Exit mobile version