Telegrafi

Suspendohet kapiteni i policisë Riza Murati, dyshohet për dhunë në familje

Është suspenduar nga detyra, kapiteni Riza Murati, i cili në Policinë e Kosovës mbante detyrën e drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Murati dyshohet për dhunë në familje.

Lexo po ashtu “Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Policia ka thënë se vendimi është marrë bazuar në rekomandimin e marrë nga Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK) më 19 prill.

Lexo po ashtu Tejkaloi përdorimin e forcës ndaj një qytetari në Prizren, IPK kërkon suspendimin e rreshterit

“Kur një i punësuar në PK, dyshohet të ketë kryer vepër penale, rasti trajtohet nga një institucion jashtë PK-së. Pastaj çdo gjë që lidhet me një rast konkret që trajtohet nga IPK edhe njoftimet lidhur me rastin lëshohen nga IPK. Po ashtu, është procedurë që nuk ndryshon, që çdo rekomandim i IPK, zbatohet nga PK-ja, njëjtë është vepruar edhe për rastin për te cilin interesoheni”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Klan Kosova.