Mesfushori i Milanit, Suso Fernandez, ka thënë se po kalon mirë te Rossonerët dhe se nuk i mungon aspak e kaluara (Liverpooli).
Spanjolli ka thënë se klubi italian ishte një mundësi që duhej shfrytëzuar dhe i vjen mirë për zgjedhjen e tij.
“Kur isha duke e prishur kontratën me Liverpoolin, Milani erdhi me një propozim”, ka thënë Suso për Milan TV.
“Një mundësi e tillë nuk mund ta kaloja dhe mendoj se kam marrë vendimin e duhur. Këtu kam gjithçka, dhe nuk më mungon asgjë. Gjithmonë mendoj si të jem në fushë, por jam profesionist dhe e respektoj vendimin e trajnerin”, shtoi Susuo për Football Italia. /Telegrafi/