Site icon Telegrafi

Suso te Roma për 35 milionë euro?

Suso (Getty Images)

Mediumi italian Corriere dello Sport raporton se Suso i Milanit është synimi i ri i transferimeve të Romës dhe mund të jetë në dispozicion për rreth 35 milion euro.

Giallorossët kanë shikuar alternativa të ndryshme pasi përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Malcomin nga Bordeaux dështoi në fund, para zyrtarizimit.

Braziliani ishte i vendosur të shkonte në kryeqytetin italian, me klubin francez që njoftoi marrëveshjen, por Barcelona në fundi ua ‘rrëmbeu’ atë.

Lexo po ashtu Roma kërkon informacione nga agjenti për Cuadradon dhe Suson

Duke pasur parasysh se Federico Chiesa, David Neres dhe Leon Bailey, janë vështirë të arritshëm, Roma ka kthyer përqendrimin diku tjetër.

Suso gjatë një ndeshje me Juventusin (Getty Images)

E përditshmja italiane CDS pretendon se spanjolli Suso është identifikuar si zgjedhja e preferuar e drejtorit sportiv të Romës, Monchi.

Lexo po ashtu Roma fillon bisedimet me Milanin për Suson

Roma, të cilët kanë qenë jashtëzakonisht të zënë në tregun e transferimeve të kësaj vere, janë në bisedime me Milanin, por ende nuk kanë bërë ofertë zyrtare për ish-lojtarin e Liverpoolit.

Kuptohet që klubi nga San Siro dëshiron të fitojë sa më afër çmimit prej 40 milionë eurove, por Corriere beson se një marrëveshje mund të bëhet për një shifër prej 32-35 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version