Anësori i Milanit, Suso, ka befasuar të gjithë teksa nuk ka mohuar një rikthim në Spanjë.
Spanjolli me paraqitet e mira ka bërë që shumë klube të shfaqin interesim për atë dhe mundësitë që ai të largohet gjatë verës janë të mëdha.
“E ardhmja? Kam kontratë me Milanin, por nuk e mohoj se rikthimi në shtëpi gjithmonë special”, ka thënë Suso për Radio Marca.
Për lojtarin kanë shprehur interesim edhe Tottenhami e Atletico Madridi.
Suso në Spanjë në të kaluarën ka luajtur për Almerian, ku ishte i huazuar nga Liverpooli. /Telegrafi/