Telegrafi

Suso në dyshim për ndeshjen e Milanit ndaj Lazios

Stefano Pioli dhe Suso (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ylli spanjoll, Suso mund të humbasë ndeshjen e madhe të Milanit me Lazion sot (e diel) në mbrëmje, pasi po lufton me një dëmtim të vogël.

Rossonerët janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A, e cila zhvillohet në San Siro nga ora 20:45.

Ekipi i Stefano Piolit vjen nga një fitore e vështirë 1-0 ndaj SPAL-it dhe pres ta vazhdojë këtë seri për t’i ofruar pozitave të epërme në tabelë.

Lexo po ashtu Milani kthehet te fitorja - i falet perlës së Susos

Suso erdhi na banka rezervë për të shënuar golin e fitores kundër SPAL-it dhe ishte hera e parë që ai ishte zëvendësues pas 17 ndeshjeve si titullar radhazi.

Ai pritej të rikthehej në formacionin titullar kundër Lazio, por sipas Sky Sport Italia, Suso ka një dëmtim të lehtë dhe nuk stërviti të shtunën me ekipin.

Lexo po ashtu Pioli: Nëse ekipi rritet, gjithçka është e mundur për Milanin

Samu Castillejo ka përsëri mundësi të luajë nga fillimi, duke lënë Ante Rebic në pankinë.

Formacioni i mundshëm i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Duarte, Romagnoli, Theo Hernandez; Paqueta, Biglia, Kessie; Castillejo, Piatek, Calhanoglu

/Telegrafi/