Atletico Madrid dhe Sevilla, raportohet se kanë bërë oferta për anësorin e Milanit, Suso.
Spanjolli sapo ka nënshkruar kontratën e re me Rossonerët që e mban në klub deri në vitin 2022.
Sipas Gazzetta dello Sport, të dy klubet spanjolle e duan lojtarin dhe kërkojnë ta kthejnë në vendlindje.
Atletico Madrid dhe Sevilla kanë bërë oferta nën kluzolën e lojtarit.
Suso ka klauzolë lirimi prej 38 milionë eurosh.
Sulmuesi anësor është kthyer në njërin prej lojtarëve kryesorë të Milanit sezonin që shkoi duke shënuar tetë gola në të gjitha garat.
Ai më parë ka luajtur edhe për klube si Liverpool, Almeria dhe Genoa. /Telegrafi/