Site icon Telegrafi

Suso mendon largimin, Atletico dhe Man Utd pas tij

Suso (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Milanit, Soso, këtë sezon ka pasur vështirësi të japë kontributin e tij në lojën e kuqezinjve, pavarësisht besimit që i ka dhënë trajneri Gennaro Gattuso.

Sulmuesi i majtë shkëlqeu sezonin e shkuar, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha në Evropë.

Ndërkohë që këtë vit ka pasur probleme, i ndikuar edhe nga dëmtimet, duke mos qenë në formën e tij më të mirë, duke luajtur në 29 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar vetëm pesë gola.

Lexo po ashtu E filloi si një shaka në Twitter, e vazhdoi edhe në fushë - Acerbi ndihet i tradhtuar nga gjesti i Bakayokos

Tek Milani, 25-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët kryesorë, por projekti i paqartë për sezonin e ardhshëm ka bërë që ai të shikohet si një mundësi e mirë për të arkëtuar të ardhura.

Për këtë, media spanjolle Fischajes.net ka bërë me dije se Atletico Madrid po e shqyrton me kujdes situatën e tij dhe trajneri Diego Simeome e pëlqen shumë lojtarin spanjoll, për të cilin do e konkretizojnë interesin shumë shpejt me një takim me drejtuesit e “Djallit” dhe përfaqësuesin e lojtarit.

Për lojtarin prej kohësh interes ka edhe Manchester Unitedi dhe me afrimin e tregun në klubin kuqezi pritet që të mbërrijë një ofertë zyrtare nga të dy këta skuadra. /KP/

Exit mobile version