Telegrafi

Suso i bashkohet listës së golashënuesve me një supergol ndaj Austria Viennas (Video)

Milani ka gjetur edhe golin e pestë në ndeshjen e grupeve të Ligës së Evropës ndaj Austria Viennas.

Është sulmuesi spanjoll, Suso, i cili ka shënuar për epërsinë 5-1 të Rossonerëve.

Goli i spanjollit erdhi në minutën e 63 të ndeshjes.

Vlen të theksohet se goli erdhi nga një distancë mbi 30 metra. /Telegrafi/