Telegrafi

Suso arrin te Sevilla për teste mjekësore

Suso ka arritur te Sevilla për teste mjekësore.

Sulmuesi spanjoll po rikthehet në vendlindje, duke u larguar kështu nga Milani.

Sevilla do ta transferojë Suson në formë huazimi për 18 muaj, por që do të ketë edhe të drejtën për ta blerë kartonin e tij.

Dy klubet po negociojnë për numrin e ndeshjeve që duhet të luajë Suso në huazimin e tij, në mënyrë që më pas kontrata të bëhet e përhershme.

Sevilla do ta huazojë lojtarin për 18 muaj me obligimin për ta blerë në verën e vitit 2021 për një shumë ndërmjet 20 dhe 25 milionë euro. /Telegrafi/