Publicisti Veton Surroi ka shkruar sot rreth largimit të Listës serbe nga institucionet në veri të Kosovës dhe më pas ankesës së tyre se nuk janë pjesë e procesit të vendimmarrjes.
Surroi një postim në Twitter shkruan se njëjtë, edhe presidenti i entitetit të Republika “Srpska” të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik e bën presion zyrtarëve që të tërhiqen nga institucionet e nivelit shtetëror.
“Lista serbe udhëhoqi zyrtarët serbë etnikë që të tërhiqen nga institucionet në veri të Kosovës. Dodik u bën presion zyrtarëve që të tërhiqen nga institucionet e nivelit shtetëror në BH. Të dy ankohen se serbët nuk janë pjesë e procesit të vendimmarrjes”, shkruan Surroi. /Telegrafi/
SL led ethnic Serb officials to withdraw from institutions in north of Kosovo.
Dodik pressures officials to withdraw from state-level institutions in BH.
Both complain that Serbs are not part of the decision-making process.— VetonSurroi (@VSurroi) June 23, 2023