Femrat nuk e duan seksi po aq shumë sa meshkujt. Femrave ju nevojitet lidhje emocionale për ta shijuar seksin. Femrat nuk përjetojnë orgazma të shumëfishta.
Të gjithë i keni dëgjuar këto stereotipe rreth femrave dhe seksit – disa prej të cilave edhe mund të jenë të vërteta. Sidoqoftë, një studim i fundit i kryer nga Kindara, tregon se shumica e këtyre stereotipeve janë krejtësisht gabim, transmeton Telegrafi.
Kindara i ka pyetur 500 femra rreth stereotipeve të zakonshme të seksit, duke përfshirë rëndësinë e lidhjes emocionale dhe sa shpesh duan ato seks. Anketimi ka zbuluar se 53.2 për qind e femrave nuk bëjnë seks aq shpesh sa duan. Thuajse tre çereku i grave të anketuara kanë treguar se dëshirojnë të përfshihen në një aktivitet seksual më shumë se tri herë në javë, dhe 13 për qind e të anketuarave kanë raportuar se dëshirojnë seks më shumë se gjashtë herë në javë.
Kur është fjala për arritjen e orgazmës, femrat kanë raportuar se janë të afta të përjetojnë disa brenda një akti seksual: Rreth 72 për qind e tyre kanë raportuar se kanë përjetuar orgazëm të paktën një herë gjatë çdo marrëdhënie seksuale, dhe 10.2 për qind e femrave kanë thënë se kanë përjtuear orgazëm disa herë brenda një akti.
Këto zbulime janë dukshëm më të ndryshme sesa ato të studimit të vitit 1994 që kishte zbuluar se 75 për qind e meshkujve dhe 29 për qind e femrave gjithmonë përjetojnë orgazëm me partnerin.
Vlen të ceket se stresi është konsideruar shkaktari kryesor i libidosë së vogël të femrave, duke u ndjekur nga mungesa e disponimit, problemet me vetëbesim etj.
Sidoqoftë, një nga stereotipet e vërteta mbetet fakti se 53 për qind e femrave kanë treguar se lidhja emocionale është aspekti më i rëndësishëm i seksit të mirë, duke u ndjekur pas paralojës dhe komunikimit. /Telegrafi/