Telegrafi

Surpriza e nominimeve BAFTA: “Barbie” nuk zgjidhet në kategorinë për ‘filmin më të mirë’

Janë shpallur nominimet për çmimet BAFTA të këtij viti.

Filmi biografik “Oppenheimer” i Christopher Nolan dominon me 13 nominime, ndërsa komedia fantastiko-shkencore “Poor Things” mori 11.

Oppenheimer po konkurron në kategoritë e filmit më të mirë, regjisorit, skenarit, aktorit më të mirë, aktores më të mirë dytësore dhe aktorit më të mirë dytësor, ndër të tjera.

Foto: Screenshot/YouTube

“Poor Things” u nominua për filmin më të mirë, filmin britanik të shquar, skenarin më të mirë dhe aktoren më të mirë.

Drama e Martin Scorsese “Killers of the Flower Moon” mori nëntë nominime për BAFTA, duke përfshirë filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë dytësor.

Drama historike “The Zone of Interest” nga Jonathan Glazer ka të njëjtin numër nominimesh.

Foto: Screenshot/YouTube

“Anatomy of a Fall”, “The Holdovers” dhe “Maestro” fituan shtatë nominime.

Çuditërisht, “Barbie” mbeti pa një nominim për filmin më të mirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga BAFTA

“38 filmat e nominuar nga votuesit e BAFTA-s sot përfshijnë një gamë të jashtëzakonshme zhanresh dhe tregimesh”, tha shefja ekzekutive e BAFTA-s, Jane Millichip.

“U dorëzuan shumë filma, duke e bërë procesin e përzgjedhjes veçanërisht të vështirë për anëtarët tanë. Filmat e nominuar dhe njerëzit e talentuar përfaqësojnë disa nga filmat më të përfolur dhe të vlerësuar nga kritika të vitit dhe filmat që ende nuk janë shfaqur dhe ende për t’u zbuluar nga audienca”. /Telegrafi/