Site icon Telegrafi

Superveturë nga Lada? (Foto/Video)

Marka Lada nuk është njohur për supervetura dhe përkundër se automjetet e reja paraqesin një përmirësim të dukshëm në raport me modelet e mëparshme, megjithatë ato akoma u ngjajnë veturave të viteve të nëntëdhjeta.

Mirëpo, dizajnerët rusë mendojnë se është koha e fundit që kompania e tyre të vijë me një superveturë, në mënyrë që të konkurrojë me prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve.

Koncepti i veturës Lada Raven ofron një dizajn mahnitës, i cili u konkurron edhe modeleve më bashkëkohore të veturave.

Sidoqoftë, mbetet mister se kur do të arrijë marka nën pronësi të AvtoVAZ që të zhvillojë një veturë të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version