Telegrafi

Superliga vjen në mesjavë

Elita e futbollit kosovar do të vazhdojë në javën e shtatë e cila do të luhet në mesjavë.

Kësisoj java e shtatë në Vala Superligën e Kosovës, do të fillojë me ndeshjen Drenica – Trepça ’89 e cila do të zhvillohet në Skenderaj.

Ditën e mërkurë Trepça do të jetë nikoqire e kampionit në fuqi të Kosovës, Feronikeli.

Ndërkohë ndeshja e tretë e ditës së mërkurë do të jetë ajo mes Lirisë dhe Hajvalisë.

Të enjten lideri i Superligës, Prishtina do ta presë Ferizajn, ndërsa Llapi do të përballet me Besën.

Ndërkohë ndeshja e fundit e kësaj jave do të zhvillohet të premten në Gjilan, ku do të luhet derbi më i madh kosovar mes Dritës dhe Gjilanit. /Telegrafi/