Superliga e Kosovës vazhdon përsëri në mesjavë me ndeshjet e xhiros së nëntë, xhiro që do e mbyll edhe pjesën e parë të kampionatit.
Të martën na presin dy ndeshje interesante, Arbëria do t’i bëj konak skuadrës kampione të Kosovës, Dritës. Ndërsa, Feronikeli e pret Llapin në “Rexhep Rexhepi”.
Kurse, të mërkurën na presin edhe tri ndeshje mjaftë interesante.
Padyshim se ndeshja kryesore e kësaj jave do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani do ta pres Prishtinën.
Interesant pritet të jetë edhe në Skenderaj, Drenica e pret skuadrën e cila po dhuron futboll mjaftë të bukur këtë sezon, Trepcën 89.
Nxehtë pritet të jetë edhe në qytetin e Gjilanit, ku ‘kuqebardhët’ e presin Besën e Pejës e cila vije pas një barazimi me skuadrën e ‘Niklit’.
Më poshtë i keni ndeshjet e xhiros se nëntë:
Arbëria – Drita (E martë, 27 tetor)
Feronikeli – Llapi (E martë, 27 tetor)
Drenica – Trepça ’89 (E mërkurë, 28 tetor)
Gjilani – Besa (E mërkurë, 28 tetor)
Ballkani – Prishtina (E mërkurë, 28 tetor) /Telegrafi/