Site icon Telegrafi

Superliga rikthehet në mesjavë, luhet në tre ditë të ndryshme

Albi Mall Superliga e Kosovës nuk pushon dhe do të ketë ndeshje edhe në mesjavë në kuadër të xhiros së 11-të.

Xhiro e 11-të do të luhet në tre ditë të ndryshme, të martën një ndeshje, të mërkurën dy dhe të enjten dy të tjera.

Ballkani dhe Gjilani hapin xhiron e 11-të me ndeshjen që zhvillohet të martën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Të mërkurën janë dy sfida shumë interesante, ku Dukagjini pret Suharekën, derisa Llapi para tifozëve të vet luan me Feronikelin ’74.

E enjta është edhe më spektakolare me dy super përballje.

Në stadiumin me bari sintetik në Gjilan takohen dy rivalët e vjetër Drita dhe Prishtina.

Ndërkohë Ferizaj në top formë pret Malishevën. Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

 

Exit mobile version