Pas ndeshjeve ndërkombëtare të shteteve, futbolli i klubeve rikthehet në aksion nga e premtja.
Njësoj do të ndodhë edhe me Superligën e Kosovës, ku të premten starton xhiro e nëntë.
Nga kjo javë do të ketë orar të ri të ndeshjeve, pasi nga ora 15:00 sa ishin deri më tani ndeshjet do të fillojnë nga ora 13:00.
Gjilani dhe Ferizaj do të takohen në stadiumin me bari sintetik në Gjilan në sfidën hapëse të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligë.
Të shtunën në program janë dy ndeshje të tjera shumë interesante, ku Malisheva pret Prishtinën dhe Feronikeli ’74 takohet me Dritën.
Edhe të dielën janë në program dy sfida për tu zhvilluar, ku veçohet derbi i qytetit të Suharekës mes Suharekës dhe Ballkanit.
Ndërkohë ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të luhet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë me Dukagjinin që pret Llapin. /Telegrafi/