Superliga e Kosovës luan javën e 27-të të saj prej të premtes, kur edhe luhet ndeshja e parë mes Llapit dhe Trepçës ’89.
Më tej vijon me dy ndeshje të shtunën, kur Feronikeli pret Istogun dhe Drenica Dritën e Gjilanit.
Të dielën luhen tre ndeshjes e fundit, me Hajvalinë që pret Vushtrrinë, Gjilanin që pret Besës e Prishtinën që udhëton drejt Prizrenit për t’u përballur me Lirinë vendase.
Të gjitha ndeshjet do të luhen pre orës 15:00 dhe tre prej tyre do të transmetohen në SuperSport Kosova. /Telegrafi/
Raiffeisen Superliga – Java 27-të
E premte, më 22 prill
Llapi – Trepça ’89 (SSK)
E shtunë, më 23 prill
Feronikeli – Istogu (SSK)
Drenica – Drita
E diel, më 24 prill
Hajvalia – Vushtrria (SSK)
Gjilani – Besa
Liria – Prishtina