Është hedhur shorti për edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar.
Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli në ndeshjen e parë do të luajë para publikut vendas me pretendentin për titull Besën nga Peja.
Ndërkohë derbi i madh pritet të jetë edhe mes dy skuadrave të përforcuara shumë dhe kandidate për titull, Prishtina dhe Llapi.
Skuadra e rikthyer në elitë, Trepça do të përballet me Dritën, ndërsa Ferizaj do ta presë Hajvalinë.
Gjilani do të përballet në shtëpi me Trepçën ’89 ndërsa Drenica do ta pret Lirinë. /Telegrafi/
Çiftet e xhiros së parë
Gjilani – Trepça ‘89
Feronikeli – Besa
Ferizaj – Hajvalia
Drenica – Liria
Prishtina – Llapi
Trepça – Drita