Llapi ka barazuar para shikuesve të vetë kundër Prishtinës me rezultat 0-0.
Kjo ka bërë që të jetë një xhiro e veçantë në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Në fakt, java e 12-të do të mbahet mend për gjashtë barazime duke mos triumfuar asnjë skuadër, shkruan Telegrafi.
Një ndeshje ka përfunduar me katër gola të shënuara, kurse në dy takime nuk u realizua asnjë gol dhe në tre takime janë tundur nga dy herë rrjetat.
Ndryshe, xhiroja e 13-të në ligën elitare kosovare do të zhvillohet gjatë kësaj fundjave. /Telegrafi/