Superliga e Kosovë është futur në fazën finale, ku kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund.
Drita është lider me 59 pikë, tri më shumë se sa Prishtina që po luftojnë për titull.
Sot Drita do të jetë përballë Gjilanit në derbin më të madh lokal në vend, ku rivalitet mbetet i njëjtë.
Në dy ndeshjet e para janë prodhuar dy barazime.
Fitorja do ta ofronte me titullin Dritën, ndërsa Gjilani do të rrezikonte pak për barazh, por që tashmë edhe situata atje duke e kryer.
Në anën tjetër Prishtina do të përballet me Feronikeli në Drenas ku vetëm fitorja e mban në kontakt me luftën për titull.
Në ‘Zahir Pajaziti’ takohen Llapi me Drenicën.
Ndeshje e fort është edhe ajo mes Lirisë dhe Trepcës ’89 që zhvillohet në ‘Përparim Thaqi’ në Prizren.
Nesër zhvillohen dy takime tjera, ku Besa e pret Flamurtarin, ndërsa Vllaznia e Pozharanit e pret Vëllaznimin. /Telegrafi/