Site icon Telegrafi

“Superliga e Arabisë do të bëhet një nga më të mirat në botë”, Lukaku ia mbyll syrin klubeve saudite

Sulmuesi i Romës, Romelu Lukaku ka dhënë disa lëvdata për Superligën e Arabisë Saudite dhe kjo po shihet si njër paralajmërim për transferimin e tij të ardhshëm.

Ylli belg këtë sezon po luan te Roma, por gjatë verës ka qenë shumë i lidhur me një transferim në Superligën e Arabisë Saudite, ku ju ofrua një pagë e lartë.

Nëse në verë Lukaku ishte kategorikisht kundër transferimit, tani si duket ka ndryshuar situata dhe belgu po e vlerëson kampionatin saudit.

Lexo po ashtu “Lojtarët që bashkohen me klubet saudite për të nxitur ndryshimin është një shaka”, Ceferin ‘godet’ Ronaldon dhe të tjerët

“Në dy vitet e ardhshme shoh që Superliga e Arabisë Saudite të bëhet një nga më të mirat në botë, nëse jo më e mira”, ka thënë fillimisht Lukaku.

“Klubet bëjnë shumë përpjekje për të sjellë lojtarët ‘të mëdhenj’ aty. Ata po përmirësohen shumë”.

“Mund të jetë kompeticioni më i mirë në botë”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/

Exit mobile version