Telegrafi

Superkupa në duart e Milanit (Video)

Milani e ka fituar Superkupën e Italisë pas fitores ndaj Juventusit, pas ekzekutimit të penaltive, duke qenë se koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat të barabartë (1-1).

Ishte një gjysmë e parë atraktive, në të cilën shënuan të dyja skuadrat. Bianconerët luajtën më mirë në këtë pjesëlojë, sidoqoftë rezultati ishte i barabartë.

Chiellini realizoi për Juven

Pas një harkimi të Pjanic në zonë, Giorgio Chiellini u gjet më së miri për ta zhbllokuar rezultatin (18’).

Falë angazhimit të Rossonerëve, ata ia dolën ta barazonin rezultatin. Harkimin e Susos në zonë e priti Giacomo Bonaventura për t’i shënuar gol Buffonit (38’).

Bonaventura e barazoi rezultatin

Gjysma e dytë ishte akoma më dinamike, në të cilën të dy rivalët u përpoqën të shënonin, mirëpo gola nuk pati. Ashtu që takimi shkoi në vazhdime.

Raste të shumta pati edhe në vazhdime, sidomos në pjesën e dytë, ku bardhezinjtë e kërkuan golin. Madje, pati një moment të dyshimtë penalltie, porse gjyqtari nuk vendosi t’ia jepte Juves.

Në këtë mënyrë, penalltitë e vendosën sfidën. Më të saktë në ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshave u treguan lojtarët e Milanit. /Telegrafi/