Milani e ka fituar Superkupën e Italisë pas fitores ndaj Juventusit, pas ekzekutimit të penaltive, duke qenë se koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat të barabartë (1-1).
Ishte një gjysmë e parë atraktive, në të cilën shënuan të dyja skuadrat. Bianconerët luajtën më mirë në këtë pjesëlojë, sidoqoftë rezultati ishte i barabartë.
Pas një harkimi të Pjanic në zonë, Giorgio Chiellini u gjet më së miri për ta zhbllokuar rezultatin (18’).
Falë angazhimit të Rossonerëve, ata ia dolën ta barazonin rezultatin. Harkimin e Susos në zonë e priti Giacomo Bonaventura për t’i shënuar gol Buffonit (38’).
Gjysma e dytë ishte akoma më dinamike, në të cilën të dy rivalët u përpoqën të shënonin, mirëpo gola nuk pati. Ashtu që takimi shkoi në vazhdime.
Raste të shumta pati edhe në vazhdime, sidomos në pjesën e dytë, ku bardhezinjtë e kërkuan golin. Madje, pati një moment të dyshimtë penalltie, porse gjyqtari nuk vendosi t’ia jepte Juves.
Në këtë mënyrë, penalltitë e vendosën sfidën. Më të saktë në ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshave u treguan lojtarët e Milanit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=3P3Fssr-xK8
https://www.youtube.com/watch?v=ySBvh9LaLXU