Liga Premier do të rikthehet në aksion më 17 qershor, pasi ishte ndërprerë nga coronavirus në mesin e muajit mars.
Klubet në Angli kanë votuar njëzëri që të rikthehen të luajnë futboll, derisa kanë mbetur edhe 92 ndeshjet për t’u zhvilluar.
Liverpooli është shumë afër të fitojë titullin e ligës angleze, pasi qëndron 25 pikë larg vendit të dytë Manchester Cityt.
The Reds duhet të fitojnë vetëm edhe dy përballje që të shpallen kampion pas më shumë se 30 vitesh.
Në rikthimin e Ligës Premier, Aston Villa – Sheffield United dhe Manchester City – Arsenal, do të sinjalizojnë rikthimin e sportit më të ndjekur në botë në Angli.
Por, superkompjuteri ka parashikuar tabelën finale të ligës, se kush do të luajë në Ligën e Kampionëve, në të Evropës dhe kush bije në Championship:
20) Norwich City (Bije nga liga)
19) Aston Villa (Bije nga liga)
18) Brighton & Hove Albion (Bije nga liga)
17) Bournemouth
16) Watford
15) West Ham United
14) Newcastle United
13) Burnley
12) Southampton
11) Crystal Palace
10) Everton
9) Arsenal
8) Sheffield United
7) Wolverhampton Wanderers (Liga e Evropës)
6) Tottenham Hotspur (Liga e Evropës)
5) Chelsea (Liga e Kampionëve) *
4) Manchester United (Liga e Kampionëve)
3) Leicester City (Liga e Kampionëve)
2) Manchester City *
1) Liverpool (Fitues i Ligës Premier)
*Në rast se dënimi dyvjeçar i UEFA-s për Manchester Cityn qëndron, Chelsea do të luajë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/