Manchester City shihet si favorit absolut për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve 2023/24 apo më saktë për të mbrojtur trofeun e fituar në sezonin e fundit. Shanset më të vogla nga tetë klubet e mbetura i ka Atletico Madridi.
Liga e Kampionëve ka hyrë në një nga javët më tërheqëse. Një çerekfinale e madhe po vjen, me një përballje të re mes Manchester Cityt të Pep Guardiolës dhe Real Madridit; PSG-së së Luis Enrique dhe Kylian Mbappes kundër Barcelonës së Xavit; një Atltico Madridi i pamposhtur në shtëpi kundër Borussia Dortmundit dhe Arsenali i Mikel Artetës kundër një Bayern Munichut në rënie të lirë.
Si gjithmonë, The Analyst na sjell parashikimet e tij për këto katër ndeshje dhe pjesën tjetër të turneut më të madh të ekipeve evropiane.
Sipas superkompjuterit të Opta, përballja më e çekuilibruar nga të gjithë (edhe pse distanca është minimale) është City-Real Madrid.
Anglezët kanë 60% shanse për të kaluar në gjysmëfinale, krahasuar me 40% të Real Madridit.
Në ndeshjen tjetër këtë të martë, superkompjuteri zbulon gjendjen e ndryshme të formës në të cilën janë Bayern dhe Arsenal. Në fillim të sezonit, gjermanët parashikohej të ishin favorit ndaj anglezëve, por tani situata ka ndryshuar.
Arsenalit, liderit aktual të Ligës Premier, i jepen 58.5% mundësi për t’u rikthyer në gjysmëfinale pas 15 vitesh, ndërsa Bayerni ka 41.5% dhe ky është titulli i vetëm që mund të fitojë këtë sezon.
Në ndeshjet e së mërkurës, Opta ka parashikuar PSG-në si favorite me 57%, ndërsa Barcelona me shanse prej 43%.
Dy skuadrat kanë një rivalitet të madh, të nxitur nga të gjitha kohët që janë përballur me njëra-tjetrën vitet e fundit.
Përballja më e ngushtë për superkompjuterin është ajo mes Atleticos dhe Dortmundit.
Gjermanët janë favorit të lehtë, me 56.3%, për dallim nga Los Colchoneros që kanë një shans prej 43.7% për të kaluar në gjysmëfinale.
Gjysmëfinalet dhe finalja
Modeli gjithashtu simulon ndeshjet hipotetike gjysmëfinale dhe finale. Sipas këtij parashikimi, Manchester City është favorit për të kaluar në finale me (41.2%) dhe për të ngritur trofeun, me një probabilitet prej 28.3%.
Real Madrid me 23.8 për qind për finale dhe 15 për qind për trofeun dhe PSG me 35.9 për qind për finale dhe 14.7 për qind janë skuadrat e radhës me më shumë mundësi.
Skuadrat me më pak shanse janë Bayern Munich (6.2%) dhe Atletico Madrid me dhe 5% shanse.
Si funksionon superkompjuteri i Opta-s?
Ky model statistikor përdor shanset e tregut të basteve dhe Opta Poëer Rankings, i cili bazohet në performancat historike dhe të fundit të ekipit.
Kompjuteri i simulon ndeshjet mijëra herë dhe pas analizës së detajuar publikon opsionet. /Telegrafi/